Kurti: Veseli, Jabllanoviçi e Hashim Thaçi, tre shefat e Isa Mustafës

Kosova

Kurti: Veseli, Jabllanoviçi e Hashim Thaçi, tre shefat e Isa Mustafës

Nga: M.Lakna Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 10:58

Në mbledhjen e 18-të të Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shprehu edhe njëherë qëndrimin e këtij subjekti politik kundër koalicionit PDK-LDK dhe Lista serbe.

Kurti Tha se në këtë koalicion kryeministri Isa Mustafa do t`i ketë tre shefa, Kadri Veselin, Jablanoviçin dhe Hashim Thaçin.

Ndër të tjera ai tha se ky koalicion u ndërtua për shkak të lakmisë si dhe deklaratës së ambasadores amerikane lidhur me 70 dosjet e Isa Mustafës në prokurori.

"Në nëntor, marrëveshja ndërmjet partive opozitare u prish. atë marrëveshje e prishën dy gjëra, në njërën anë lakmia egosite për pozitën e kryeministrit që përftyroi si një front mbretërorë thuajse jemi monarki klasike e jo republikë parlamentare dhe në anën tjetër frika nga burgu, pasi ambasadorja amerikane i përmendi dosjet e korrupsionit në prokurori sidomos ato të qeverisjes së Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës",theksoi Kurti.

Kurti tha se Hashim Thaçi, Aleksandër Jabllanoviç dhe Kadri Veseli do të jenë shefat e vërtetë të Isa Mustafës, gjatë kësaj qeverisjeje .

"Objektivi për ta është i qartë, të rehabilitohet Kadri Veseli, Aleksandër Jabllanoviçi dhe Hashim Thaçi të cilët janë tre shefat e vërtetë të Isa Mustafës që do të duhej të ishte formalisht shef i tyre. Këta tre shefa përfaqësojnë tre lloje të ndryshme të krimit, krimin mafioz i shërbimit të interesave të errëta të huaja që e ka bërë Kadri Veseli me organizatën me të cilën PDK-ja e ka marrë pushtetin, dy, krimi nacional shovinist i përfaqësuar nga Jabllanoviçi i cili selinë e vërtetë e ka në Beograd dhe tre krimi kombëtar përfaqësohet nga Hashim Thaçi i cili e transformoi UÇK-në për ta shuar edhe TMK-në, i cili e zëvendësoi bashkimin kombëtar me pavarësinë e Ahtisarit që sot po e negocion me Serbinë dhe i cili mirëqenien shoqërore ia nënshtroi privatizimit të egër. Me të tillë shefa Isa Mustafa e fillon punën me 70 dosje korrupsioni nga Prishtina por mund ta mbaroj këtë punë me numër disafish më të lartë të dosjeve", vlerësoi kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat