Shpërthen Pacolli: Unë si President i vendit vizitova tri herë veriun e Kosovës

Kosova

Shpërthen Pacolli: Unë si President i vendit vizitova tri herë veriun e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 00:05

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i është kthyer problematikës së veriut të Kosovës, e sidomos hezitimin e krerëve shtetëror për ta vizituar atë pjesë të territorit të Kosovës.

Ja postimi në Facebook

Ditët e fundit gazetat po shkruajnë se krerët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në veri, vetëm duke marrë leje në Beograd. Nuk dua ta besoj dhe e konsideroj diçka të papranueshme këtë lajm. Nëse do ishte i vërtetë do pyesja seriozisht, si liderët tonë e konsiderojnë at pjesë të Kosovës dhe kend e perfaqësojnë ata!!!
Në 3 vizitat si President i vendit,në muajin e parë të punës time në pikat kufitare në veri të Kosovës dhe në qendrat e banuara më së shumti nga qytetarët e etnisë serbe,(shikoni fotot) u shfaq fuqishëm shteti ynë, shteti i Kosovës. Unë askend nuk e pyeta për te vizituar veriun (Mitrovicën e veriut dhe kufijtë e shtetit ne veri).Për mua vizitat në veri të Kosovës duhët të jenë routin,asgjë e jashtëzakonshme dhe për to nuk duhët të kërkohët leje prej askujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat