Varroset fëmija i mbytur nga qentë endacak (Video)

Kosova

Varroset fëmija i mbytur nga qentë endacak (Video)

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:31

Është varrosur në Fushë ­Kosovë, Driton Jashari. Shtatëvjeçari një ditë më parë u sulmua për vdekje nga qentë endacakë. Familjarët e Dritonit kërkojnë përkujdesje që të mos përsëriten ngjarje të tilla. Komuna ka premtuar se do të angazhohet që kafshët të mos jenë rrezik për njerëzit.
Shumë vetë u mblodhën në këtë ceremoni për t'i dhënë lamtumirën këtij voglushi i cili një ditë më parë humbi jetën nga sulmi i qenëve endacakë. Ngushëllime familjarëve u shprehën, banorë të shumtë të kësaj komune.
Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, sot premtoi që do të ndërmarrin masa konkrete për të gjetur një zgjidhje që qentë mos të rrezikojnë njerëzit.
“...Ne do të bëjmë çmos që të krijojmë kushte shumë më të sigurta për të gjithë fëmijët e Komunës
së Fushë Kosovës. Ne u shprehim ngushllime familjes dhe gjithë banorëve të Fushë Kosovës...,” u shpreh Burim Berisha, kryetar i Komunës së Fushë Kosovës. Familjarët, e 7 vjeçarit, kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që t’u krijohen kushte më të mira ekonomike banorëve të kësaj pjese, që sipas tyre fëmijët të mos kenë nevojë të kërkojnë nëpër kontejnerë. Banorët e lagjeve “2 korriku” dhe “028”, në Fushë Kosovë, pavarësisht premtimit të kryetari të kësaj komune, thonë se janë të shqetësuar për jetën e fëmijëve të tyre, pasi qentë endacakë janë prezentë në çdo cep të këtyre lagjeve çdo moment.
Rasti i vdekjes së Dritonit, nga kafshimi i qenëve ka ngjallur debatin nëse duhet të vazhduar trajtimi në mënyrë humane i këtyre kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat