Vetëvendosje, jo lumi Tisa por te Kuvendi i Kosovës është kufiri!

Lajme

Vetëvendosje, jo lumi Tisa por te Kuvendi i Kosovës është kufiri!

Nga: Hava Orana Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 12:13

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ata kanë vendosur një pankartë ku shkruan se “ Ky është Kufiri që duhet kaluar, jo ai te Lumi Tisa në Hungari.

Kjo pankartë është vendosur nga aktivistët e Vetëvendosjes të cilën janë të pakënaqur me migrimin e qytetarëve jashtë vendit.

Aktivisti Frashër Krasniqi, tha se brenda objektit të Kuvendit, SHIK-u, Lista Serbde dhe kyreministri Isa Mustafa po thurin plane se si me degraduar dhe varfëruar më tepër këtë vend.

“E kemi bërë sot këtë aktivitet me rastin e ditës ndërkombëtare të migrantëve, megjithëse në Kosovë kohët e fundit çdo ditë është bo ditë e migrantëve. Përderisa brenda këtij objekti, të kësaj qeverie, SHIK-u bashkë me Listën Serbe dhe Isa Mustafën, janë duke thurur plane qysh em degraduar hala më shumë ekonominë e këtij vendit, qysh me rrit hala, qysh me nda hala ma shumë politikisht këtë vend, qysh me pasuru hala ma veten dhe famlijet e tyre. Dhe nëpër stacionin e autobusëve, çdo ditë në Kosovë me dhjetëra e me qindar qytetarë të dëshpruar të këtij vendi, po e braktisin Kosovën”, tha ai.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky aktivitet është organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të migrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat