Jahjaga: Bojkoti ka humbur një kohë të çmuar

Kosova

Jahjaga: Bojkoti ka humbur një kohë të çmuar

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:45

(E plotësuar)-Presidentjae vendit, Atifete Jahjaga në raportimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës gjatë vitit 2014.

Në mënyrë të veçantë ajo u ndal tek kriza politike që kaploi vendin për gjashtë muaj, duke thënë se ka humbur një kohë e çmuar për shtyrjen përpara të reformave të domosdoshme. Jahjaga tha se kjo periudhë ishte sprovë jo vetëm për Kushtetutën e vendit, por edhe për durimin e qytetarëve, të cilëve iu lëkund besimi se mund të ndërtohet shteti i Kosovës. Me këtë rast, Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike që të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga praktikat e kaluara të qeverisjes.

Jahjaga në Kuvend, opozita bojkoton seancën

Opozita largohet nga salla e Kuvendit të Kosovës derisa presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është duke mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat