Parapaskenat që vendosën për Qeverinë e PDK-LDK! Si gënjeu Thaçi Ramushin dhe britanikët dhe pse u përkrah nga amerikanët!

Kosova

Parapaskenat që vendosën për Qeverinë e PDK-LDK! Si gënjeu Thaçi Ramushin dhe britanikët dhe pse u përkrah nga amerikanët!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:56

Në ditën e 10 qershorit, Hashim Thaçi dukej vërtet një politikan i marrë fund. Vërtet dy ditë më parë, partia e tij (PDK) kishte dalë e para në zgjedhje, por kjo nuk e kënaqte dot më. Ndërsa ai kish dalë fitues në emër të “misioni të ri” një koalicion i ri: “të gjithë kundër Thacit” ishte krijuar sa hap e mbyll sytë

Marrëveshjen për të e kishin lidhur krerët e të gjitha partive më të mëdha në Kosovë: Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK), Albin Kurti (Vetëvendosja) dhe Fatmir Limaj (Nisma). Të gjithë së bashku bënin 63 deputetë, një shumicë e mjaftueshme (120 ka parlamenti i Kosovës) për të zgjedhur kryeministrin, kreun e kuvendit dhe madje edhe presidentin në vitin 2016.

Hashim Thaçi dukej i djegur përfundimisht. Shpresa e tij e vetme qe që të qëndronte në detyrë dersa të kryhej takimi i liderëve ballkanikë me kancelarin Merkel dhe pastaj të bëhej gati për opozitë. Por në 5 muaj, nga fillimi i qershorit e deri në fillim të nëndorit, loja ndryshoi radikalisht. Nga një njeri që donin ta mundnin të gjithë Thaçi u shndërrua në një politikan që diti ti përcajtë të gjithë. Nga një njeri që kërkonin ta mundnin, ai e shndërroi veten në dikë tek i cili shkuan të luten të gjithë, për një vend në qeveri. Natyrisht në këtë trajektore 5 mujore luajtën rrol shumë faktorë. Luajti së pari zhveshja e vetë Thaçit nga kompleksi për të vazhduar kryeministër me cdo kusht. Mbështetja ndërkombëtare. Kontrolli që ai kishte mbi Gjykatën Kushtetuese e cila deri me vendime absurde, bëri të pamundur mbledhjen e kuvendit. Luajti rrol edhe ambicia e shfrenuar e liderëve opozitarë dhe etja e tyre për tu bërë kryeministra.

Kjo është pikërisht kronika e kulisave spektakolare e asaj që ndodhi deri në fillim të nëntorit kur u morr vendimi që PDK-ja e Thaçit do të mbetej përsëri në qeveri. E takimeve të fshehta, ndërhyrjeve diplomatike, dhe lojës me disa porta.

Kulmi i kësaj loje ka arritur në mbrëmjen e së premtes së 14 nëntorit, në një restorant në periferi të Prishtinës, ku po darkonin kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ambasadori britanik Jan Klif dhe shefi i shërbimit sekret të ambasadës britanike. Këta të fundit, britanikët pra, njiheshin si mbështetësit më të madhej të Ramush Haradinajt. Ndaj erdhën të konsultohen me Thacin se si do të formohej qeveria e re. Pa iu dredhur syri Hashimi u tha se ai ishte i gatshëm që me votat e tij ta bënte Ramushin kryeministër të një koalicioni të përbashkët. Me siguri që diplomatët britanikë janë larguar nga darka të kënaqur, ndoshta duke mos dyshuar se kjo ishte një lojë. Në fatkt kushdo duhej të dyshonte për këtë. Vetëm dy ditë më parë Thaçi i kish dhënë fjalën në Bruksel edhe Isa Mustafës se do ta bënte kryeministrin e një koalicioni të përbashkët. Madje këto zëra qenë përhapur dhe blloku opozitar që vazhdonte prej 5 muajsh kishte filluar të krisej. Ata kishin rënë dakord që në fillim se kryeministri i tyre qe Haredinaj. Por pas kërcënimeve të ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson: ”mos e dhini punën” gjërat kishin ndryshuar.

Thaçi kishte joshur Mustafën për koalicion dhe blloku opozitar kish filluar shernajën. LDK, ndryshe nga marrëveshja e fillimit tani kërkonte postin e kryeministrit. Ramush haredinaj qe përgjigjur: “Ose unë kryeministër ose Blloku prishet”. Kjo qe pra gjendja pas darkës me diplomatët britanikë. Natyrisht ata nxituan tia cojnë mesazhin menjëherë ramushit. Dhe që të nesërmen ky i fundit dërgoi një nga njerëzit e tij të besuar, publicistin dhe nënkryetarin e partisë, Blerim Shala, të shkonte të takohej me kryeministrin Thaçi. Burime diplomatike bëjnë të ditura se Blerim Sha la e takoi në fundjavë Hashim Thaçin. Madje ai mori edhe njëherë garancitë se do të bënin një qeveri të përbashkët me Haradinajn kryeministër. Madje burime jo krejtësisht të konfirmuara pohojnë se dy ish komandantë e luftës, që kurrë nuk e kanë dashur njëri – tjetrin, kanë folur edhe në telefon sëbashku të dielën në 16 nëntor, ku kanë rënë dakord për të njëjtën gjë. Madje kanë caktuar edhe dy njerëzit që do të merreshin me ndarjen e posteve qeveritare, Shala për AAK dhe shefi i kabinetit të Thaçit për PDK-në.

Po përse e bëri Thaçi këtë lojë që më pas Albin Kurti do ta quante “turpërim publik për Haradinajn”? Disa thonë se ai qe i ndërgjegjshëm se do ta lidhte koalicionin me LDK-në e Mustafës? Po atëherë pse? Thjesht u tall me ramushin për të nxitur procesin e LDK-së? Eshtë e mundur. Ashtu sikurse është e mundur edhe dicka tjetër. Që ai të ketë luajtur me dy porta. “Por jo – thotë një diplomat i huaj- ai e dinte që në fillim se nuk do të bënte qeveri me Ramushin. Fakti i parë që e vërteton këtë është se ai nuk i tregoi askujt në partinë e tij për këto tratativa”.

Ndërkohë LDK vazhdonte e qetë të mblidhte forumet dhe të krijonte përshtypjen e rreme sikur baza e partisë kërkonte me cdo kusht postin e kryeministrit. Vetë Isa Mustafa do ta deklaronte në një intervistë për Top channel 16 nëntor se kushtet kishin ndryshuar pas vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe se partia e tij kërkonte kryesimin e qeverisë.
Te merkuren ne 19 nentor ne mbremje arrihet marreveshja e qeverisjes ne presidence.

Të hënën e 17 nëntorit njerëzit e caktuar nga AAK dhe PDK vazhdonin bisedimet për dizajnimin e qeverisë. Por një ditë më pas Blerim Shalës ia mbyllën telefonat të gjithë. Gjërat kishin ndryshuar radikalisht. Më pas Thaçi do të justifikohej me ata që “tradhtoi” se koalicionin e madh i’a kishin kërkuar amerikanët, por kjo tashmë nuk kishte më vlerë. Në fakt pasi kishte marrë bekimin e partisë së tij, isa Mustafa e ka njoftuar ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson se ai qe i gatshëm të hynte në qeveri gjithmonë nëse ruhej marveshja për të mërrë kryeministrin.

Ambasadorja që megjithëse publikisht e mohon rolin e saj, ka përgatitur takimin tek presidentja. Dhe kur të gjithë kanë shkuar mbrëmjen e 19 nëntorit, në presedencë, gjithshka ka qenë e mbyllur. Ka mjaftuar një shtrëngim duarsh që Isa Mustafa të shpallej kryeministër, Hashim Thaçi të synonte presidencën në 2016 dhe ambasadorja që kish thurur gjithshka të arrinte dëshirën e një koalicioni të madh i cili do të mundësonte votat për gjykatën e posatshme për krimet e luftës, dhe për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, të cilat rrezikoheshn ndjeshëm nëse krijohej një qeveri që kishte vetëvendosjen brenda.

Kështu u mbyll kjo lojë e sponsorizuar nga amerikanët. Ata e ringjallën Hashim Thaçin, i dhanë mundësinë të ëndërrojë presidencën dy vite më pas dhe falë përkrahjes së tyre i mundësuan atij të tallet jo vetëm me rivalin e përhershëm Haradinaj, por edhe me diplomatët britanikë. Nga kjo lojë Hashim Thaçi fitoi më shumë. Ai arriti të ringrihej megjithëse ishte më një këmbë në varr pesë muaj më parë. Po ashtu fitoi edhe Isa Mustafa. Ai që do të qe i akuzuari i madh se për herë të dytë nuk e coi dot LDK-në në fitore, sot do të jetë kryeministër. Më keq doli Ramush Haradinaj, i cili jo vetëm i humbi të gjitha, jo vetëm tregoi se është i gatshëm të bëjë cdo gjë për të qenë kryeministër, por shijoi edhe spektaklin e të tallurit publikisht. Ndërsa më me dinjitet doli Albin Kurti. Edhe njëherë ai tregoi se i mbeti parimeve të tij dhe se nuk qe vënë në radhë për pushtet me cdo kusht. Ai fitoi kartat për të qenë opozita reale e së nesërmes.

Kronologjia e ngjarjeve

13 nëntor Hashim Thaci dhe Isa Mustafa takohen gjatë mbledhjes së partive popullore të djathta në Bruksel dhe bien Bashkë për krijimin e një koalicioni mes tyre.
15 nëntor Forcohen zërat brenda LDK-së që kërkojnë prishjen e marrëveshjes së 10 qershorit. Ato kërkojnë që LDK ta marrë postin e kryeministrit.
16 nëntor Partia e Isa Mustafës përsëri ka kërkuar ta marrë rolin udhëheqës në koalicionin paszgjedhor të katër partive. “Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot, ka konfirmuar rolin dhe anagzhimin e plotë të LDK-së si prijëse e koalicionit të shumicës parlamentare”, thuhet në njoftimin e LDK’së
16 nëntor Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e pranon Isa Mustafën për Kryeministër me arsyetimin se ai ka dështuar në Prishtinë dhe është model i keq i qeverisjes.
16 nëntor Në një intervistë për Top Channel pas mbledhjes së kryesisë, Isa Mustafa thotë se pret që partnerët e koalicionit ta kuptojnë rolin udhëheqës të LDK-së.“Ne do të vazhdojmë, do t’i shohim të gjitha mundësitë që Blloku të vazhdojë punën sepse e kemi shumicën. Natyrisht, lypset që brenda Bllokut ne t’i diskutojmë çështjet të cilat i kemi të hapura”.
17 nëntor Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i kanë dhënë mbështetje të plotë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, që ai të jetë i nominuari nga partitë e bllokut për kryeministër. Sipas AAK-së, partitë e bllokut duhet t’i përmbahen marrëveshjes së 10 qershorit.“Kryesia e AAK-së, në mbledhjen e mbajtur rithekson bindjen e saj që ndryshimet rrënjësore në politikën dhe në shoqërinë kosovare, kërkojnë një lidership të ri në Qeverinë e Koosvës, me Ramush Haradinajn si kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Ahmet Isufi pas përfundimit të mbledhjes.
17 nëntor Mediat njoftojnë mbledhjen e AAK-se ku vendoset përfundimisht për qëndrimin karshi pozitës së kryeministrit. AAK ka paralajmëruar se nëse LDK nuk ndryshon qëndrim për kryeministrin, Blloku automatikisht prishet.
18 nëntor Kreu i LDK mbledh kryesinë e partisë për të formalizuar koalicionin e madh me Hashim Thacin dhe për t’i nxjerrë në opozitë AAK’në, Vetëvendosjen dhe Nismën, duke bërë një marrëveshje me PDK’në. Por kjo lojë është kuptuar dhe në kulisa futet edhe Ramush Haradinaj. Ai kishte cuar numrin dy të partisë, Blerim Shala, që në emër të AAK’së dhe Nismës, të bisedojë me Thaçin për dizajnimin e Qeverisë së ardhshme. Thaçi në një lojë të dyfishtë (i ka dhënë fjalën edhe Isa mustafës për kryeministër) kish dhene viston që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i Qeverisë PDK-AAK-Nisma dhe Minoritetet.
19 nëntor Koalicioni mes PDK’së dhe LDK’së, është arritur me ndërmjetësimin e ambasadores Tracey Ann Jacobson gjatë orëve të mbrëmjes në Presidencën e Kosovës. Pas formimit të koalicionit paszgjedhor të Bllokut, diplomatët ndërkombëtar në vazhdimësi kishin deklaruar se nuk do të ndërhyjnë në krizën politike, por pas deklaratës së ambasadorës Jacobson “mos e dhini punën”, rrjedhat politike në Kosovë filluan të ndryshojnë.
20 nëntor Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Isa Mustafën kolaboracionist, derisa ka thënë se bashkimi i PDK’së me LDK’në po bëhet për të forcuar SHIK’un (shërbimin e fshehtë paralel të Hashim Thacit). “Kolaboracionizmi i Mustafës me Thaçin e bënë ShIK’un më të fortë”, ka thënë Kurti, në konferencë me gazetarët.Ai ka thënë se ambiciet e liderëve të partive tjera e dështuan punën disamujore të Bllokut.“Për pesë muaj kemi dëshmuar që PDK’ja është pakica që e ka kapur shtetin. Ditëve të fundit ambiciet e pakontrolluar e dështuan punën pesë muajshe”.
21 nëntor Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka thënë se partia e tij dhe LDK’ja po punojnë për ndërtimin institucioneve, duke përmendur edhe Presidencën të cilën ai synon ta arrijë në vitin 2016. Ai ka thënë: “PDK-së, LDK-së dhe partnerëve minoritarë që do të jenë si pjesë e ndërtimit të institucioneve të të gjitha institucioneve, pra legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”.
23 nëntor Ambasadorja amerikane Jacobson deklaron se në momentin e marveshjes së liderëve në presidencën e Kosovës ishte vetëm si mbështetëse e rolit lehtësues të Presidentes.“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë nuk kam luajtur asnjë rol lehtësues apo garantues në asnjërin nga këto procese”, tha ambasadorja Jacobson pasi zyrtarë të LDK-së thanë se kanë garanci nga Jacobson për respektimin e marrëveshjes për koalicion me PDK-në.“Kam qenë në takim me kërkesë të Presidentes, rolin lehtësues të së cilës unë e mbështes dhe me kërkesë të të dy liderëve politikë si vëzhguese, si dëshmitare e asaj që ndodhi, por jo si pjesëmarrëse aktive në takim”, u shpreh ajo.
25 nëntor Kalbin Kurti duke iu referuar prishjes së bllokut opozitar dhe faktit se të gjithë përpos tij shkuan të bëjnë marrëveshje të fshehta me kryeministrin Thaci deklaron: “PDK e ka poshtëruar Haradinajn dhe AAK-në. “PDK-ja nuk e pranoi vetëofrimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së në fillim të kësaj jave dhe kësisoj e refuzoi për së dyti atë duke e pasur për qëllim jo vetëm përdorimin e Haradinajt për shkatërrimin e LAN-it por edhe poshtërimin e Haradinajt e të AAK-së”.
25 nëntor Gjatë një takim me struktura dhe qytetarë në Pejë, në lidhje me zhvillimet në vend Haradinaj ka kërkuar ta anashkalojë faktin se edhe ai negocioi me Thacin për tu bërë kryeministër. Ai tha se Mustafa i kërkoj atij që të lëshojë rrugë, në mënyrë që ta dërgonte tek PDK-ja dhe Hashim Thaçi. (Lapsi.al)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat