Thaçi: Sot Shqipëria feston 102 vjetorin me pozicionin më të mirë politikë

Kosova

Thaçi: Sot Shqipëria feston 102 vjetorin me pozicionin më të mirë politikë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:31

Kryeministri në largim Hashim Thaçi përmes një publikimi në Facebook ka uruar festën e flamurit, ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka thënë se sot Shqipëria feston 102 vjetorin më pozicionin më të mirë politikë, diplomatik dhe perspektivë të qartë evropiane.

“Sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912. Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë europiane. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. HTH”, ka shkruar ai në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat