Kadri Veseli: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kombit

Kosova

Kadri Veseli: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kombit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 22:47

Nënkryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vizituar sot Museun kushtuar Ilaz Kodrës, njëri nga komandatët me të shquar të UÇK-së.

Ja postimi i Veselit në Facebook:
Sot kisha nderin të vizitoj Muzeun kushtuar Komandant Ilaz Kodrës, Komandantit që i priu Brigadës me 167 dëshmorë!
Aty, në Muze, ndjenja e shpirtit mund edhe rrahjet e zemrës, si portë hyjnore për të kujtuar të kaluarën tonë drejt lirisë dhe qytetërimit evropian.
Më shumë se kurrë, sot, kujtojmë veprën e heronjve tanë, të cilët morën bekimin e popullit, për të çliruar vendin. I tillë, i bekuar, ishte edhe Komandant Ilaz Kodra.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kombit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat