​Rrëfimi i qytetarit nga Kosova që kaloi 40 ditë në kampet e Hungarisë (Video)

Kosova

​Rrëfimi i qytetarit nga Kosova që kaloi 40 ditë në kampet e Hungarisë (Video)

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 22:00

Shumë nga qytetarët e vendit po mendojnë se rruga më e shpejtë drejt mirëqenies është emigrimi ilegal drejt vendeve perëndimore.
Një i ri nga Podujeva në muajin shtator të këtij viti ishte nisur ilegalisht për në Gjermani. Ai thotë se janë kushtet ekonomike që e shtynë drejt kësaj rruge.

"Prej këtu në Merdare, kam nejt nëntë ditë në Suboticë dhe kam marrë rrugën për me shku në Hungari. Gjatë rrogës kemi hasur në policë, na kanë ndalu, aty nuk ka qenë bashë mirë, kanë qenë disa garaxhda që na kanë mbajtë aty', tha ai për RTK.

Për 40 ditë ky 24 vjeçar së bashku me qytetarë të tjerë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dhe gra shtatzëna qëndruan në një kamp në Hungari.

"Kemi qenë me sirianë, pakistanezë prej të gjitha anëve...aty ishte tmerr i vërtetë', tha ai.

Llapjani që nuk pati fatin ta shkelë tokën gjermane por nga autoritetet e Hungarisë u deportua harxhoi 1700 euro për këtë rrugë.

Atje pa kampet dhe burgjet ndërsa i kthyer në atdhe ka një apel për bashkëvendësit.

"Mos të nisen se vetëm humbin kohë dhe para", theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat