Arsim Bajrami thotë se ende nuk është vendosur për postin e Kryeministrit

Kosova

Arsim Bajrami thotë se ende nuk është vendosur për postin e Kryeministrit

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:03

Arsim Bajrami thotë se për të gjitha detajet e marrëveshjes për koalicion mes PDK'së dhe LDK'së do të bëhen të ditura në vazhdim. Ai nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar atë se a do ta ketë PDK'ja postin e Kryeministrit në këtë marrëveshje.
"Ta shohim. Mundësitë janë të gjëra. Nuk them se është e kryer, them se ka marrëveshje politike dhe do të bëhen publike të gjitha detalet", ka thënë Bajrami.

"Jemi në javën e parë të koalicionit. Ekziston një pajtueshmëri e të gjitha organeve të partive. Tani po bisedohet me liderët dhe grupet punuese të bëhet sa më shpejtë aranzhmani i marrëveshjes. Kemi marrëveshjen parimore. Këto ditë do të vendoset", ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se PDK do të udhëheq me qeverinë dhe partnerët do të punojnë me program të përbashkët.

"PDK dhe lideri por edhe lidershipi janë përcaktuar për pranimin e koalicionit me LDK'në duke e parë si një koalicion të natyrshëm. Mendoj me LDK'në kjo ka ardhë me kërkesën e dyanshme. Kemi qenë si lidership gjithë kohës në kontakte dhe e kemi parë që jemi në javën e fundit të krizës. E kemi parandje se kjo ishte java kyçe e zhvillimit të kontakteve. Vlerësimi ynë ka qenë se me LDK'në do të krijohej një koalicion më i besueshëm", ka thënë ai.

Arsim Bajrami thotë se koalicioni PDK-LDK nuk u bë nga zori

Arsim Bajrami thotë se koalicioni PDK-LDK, ishte zgjidhja më e mirë e mundshme karshi situatës që u krijua për disa muaj. Ai thotë se tani kemi një kthim në normalitet dhe kjo është e rëndësishme.

Ai ka thënë në emisionin "Rubikon" të KTV'së, ka thënë se është një marrëveshje e mirë pasiqë do të jenë në koalicion partia më e madhe në vend dhe partia e dytë në vend.

Bajrami ka thënë se ky nuk është koalicion i zorit, por një koalicion i natyrshëm.

"Nuk është koalicion i zorit por i natyrshëm. Dy partitë kanë vendosur të marrin përgjegjësi për shtetin", ka thënë ai.

"Kemi një realitet të ri ku kemi një tejkalim të krizës. Kemi një marrëveshje politike të partisë më të madhe dhe partisë së dytë në vend", ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se karshi situatës së krijuar, kjo ishte zgjidhja më e mirë. Edhe pse ai thotë, se PDK do të dëshironte një zgjidhje sipas rregullave normale, ta krijonte qeverinë me partnerë koalicioni, sipas vullnetit të qytetarëve.

"Karshi situatës, është zgjidhja më e mirë e mundshme. Sipas PDK'së zgjidhja më e mirë do të ishte që partia fituese të gjente një partner për të formuar një qeveri dhe të ekzistojë edhe opozita e fortë", ka thënë Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat