AAK-ja solidarizohet me 2500 familjet e atyre që ikën nga Gjakova

Kosova

AAK-ja solidarizohet me 2500 familjet e atyre që ikën nga Gjakova

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:16

Shumë të Rinjë para nisjeve po deklarohen se janë të shtrënguar ta lëshojnë vendin e tyre, të ndahen nga familja jo për dëshirën e tyre por për shkak të papunësisë së madhe që e ka kapluar Gjakovën.

Grupe të Rinjësh po marrin rrugëtimin për një vend evropian për të lënë pas shpine problemet sociale që ballafaqohen çdo ditë, ngase nuk mund të sigurojnë një vend pune për të mbajtur familjen.

Po shkojnë drejtë vendeve perëndimore me shpresë se do të gjejnë një vend pune që familjet e tyre të kanë minimumin e sigurimit të kafshatës së bukës.

Përkundër vështirësive dhe kostos së madhe të Rinjët po marrin rrugën e shpresës ngase kanë humbur arsyen nga premtimet boshe që ishin sot e një vit më parë nga kryetarja e tanishme e Gjakovës Mimoza Kusari Lila.

Ky migrim edhe pse gati i pashpresë për të Rinjët tanë neper rrugët e Botës, ata deklarojnë se në Gjakovë shpresa për një jetë minimale tashmë nuk ekziston.

Premtimet për një vend pune pothuajse janë shuar, për faktin se pritjet për një Gjakovë të zhvilluar dhe një perspektiv me të mirë nga premtimet e Kryetares së Gjakovës, janë një e kaluar premtuese por shume zhgënjyese. Të Rinjët sot me guxim trumbetojnë se një vend pune si kamerier do të ishte privilegj në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, por edhe kjo sot është e pamundur.

Duam të solidarizohemi me 2500 familjet e atyre që ikën dhe po ikin çdo ditë nga Komuna e Gjakovës, njëherit i’u bëjmë thirrje të Rinjëve që të mbesin në vendin e tyre. Po ashtu i’a përkujtojmë Kryetares së Gjakovës që t’i përmbushë premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale në mënyrë që këta të Rinjë të gjejnë perspektiven e tyre në Gjakovë.

Shqetsimi i dytë për ne në ketë paraqitje është gjendja shumë e rëndë në KF Vllaznimi dhe në sportin e komunës së Gjakovës si tërsi. Ka tre muaj që Klubi i Futbollit Vllaznimit nuk janë paguar përderisa shumë lojtarë ditët në vazhdim pritet që të largohen nga Klubi. Se gjendja në Vllaznim është me e Rënda nga historia e këtij klubi tregon edhe fakti që Kapiteni i Vllaznimit e bën gjumin në zhveshtoren e stadionit, diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo gjendje e rëndë në sportin e komunës së Gjakovës, si pasojë e qeverisjes së keqe të Mimoza Kusari Lilës është shkelje për herë të dytë mbi fanellën e Vllaznimit.

Përgjegjësia direkt e kësaj gjendje të mjerë ekonomike dhe sportive në Komunën e Gjakovës bie direkt mbi kryetaren aktuale të Komunës së Gjakovës. Krejt ketë dështim ne si AAK e kishim paralajmëruar që nga fushata zgjedhore me plot premtime me bazë gënjeshtrën dhe

mashtrimin në të cilën fushatë fatkeqësisht Kusari Lila mori mandatin që ta udhëheq Gjakovën./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat