FARK-u dhe veteranët, a do ti përplasin LDK-në dhe PDK-në

Kosova

FARK-u dhe veteranët, a do ti përplasin LDK-në dhe PDK-në

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:09

“Po ashtu në lidhje me Ushtrinë e Kosovës dhe emërtimin e saj, LDK-ja do të insistoj në emërtimin kuptimplotë, që kjo forcë ta bartë me nder dhe respekt”, thotë Quni.

Premtimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë fushatës parazgjedhore, në mesin e premtimeve të shumta elektorale, e kishin edhe ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës, si dhe emërimin e Ushtrisë së Kosovës nga FAK siç është aktualisht në FARK.

Pavarësisht koalicionit me PDK-në, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të vendosur që t`i qojnë përpara kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit për veteranët, ku kërkojnë njohjen e barabartë të vlerave të luftës për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht se kë e kishin nën mbikëqyrje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat