Thaçi e Mustafa takojnë minoritetet, nuk folën për poste

Kosova

Thaçi e Mustafa takojnë minoritetet, nuk folën për poste

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:59

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, kanë takuar përfaqësuesit e minoriteteve, me të cilët kanë biseduar për marrëveshjen e arritur për ndërtimin e institucioneve.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit e minoriteteve thanë se në takim me Thaçin e Mustafën, nuk kanë biseduar për çështje specifike, për postet ministrore, postin e kryeministrit, apo gjëra të tjera, por vetëm kanë biseduar dhe janë informuar për marrëveshjen dhe ndërtimin e institucioneve të vendit.

Mahir Yagcillar, tha se edhe pse nuk kanë biseduar në takimin e sotëm, por komuniteteve jo serbe, me Kushtetutën e Kosovës, u takon një post i ministrit por ai tha se ndoshta në bisedimet e ardhshme duhet të kërkohen më shumë poste të zëvendësministrave.

Edhe Nenad Rashiq, tha se sot nuk kanë biseduar për ndarjen e posteve, por vetëm në përgjithësi për marrëveshjen dhe për ndërtimin e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat