Jabllanoviq: Në Qeveri hyjmë sipas pikave të përcaktuara nga Vuçiq

Kosova

Jabllanoviq: Në Qeveri hyjmë sipas pikave të përcaktuara nga Vuçiq

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:14

Udhëheqësi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka deklaruar sonte se të mërkurën ose të enjten priten kontaktet zyrtare me mandatarin apo përfaqësuesit e dy partive më të mëdha të Kosovës për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Jabllanoviq ka thënë se për Listën Serbe është e rëndësishmë që të pranohet programi dhe pikat që i ka definuar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, Qeverinë e Serbisë dhe se, pa përfshirjën e këtyre kushteve, është iluzore të flitet për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.
“Presim që të mërkurën ose më së voni të enjten të kemi kontakte zyrtare me përfaqësuesit e koalicionin PDK-LDK rreth formimit të Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrjes së serbëve në të. Nëse Lista Serbe merr pjesë në Qeverinë e Kosovës, për çka shpresojmë, ajo do të jetë subjekti i tretë për nga fuqia politike në qeverinë e re dhe do të ketë ingerenca të rëndësishmë”, ka thënë Jabllanoviq.
Ai ka thënë se nuk është e rëndësishme numri i ministrive që serbët do të kenë në qeverinë e ardhshme, por përgjegjësitë që do të kenë në ato ministri dhe se për Listën Serbe është e rëndësishme që të merret parasysh programi dhe qëllimet që janë definuar me kryeministrin serb dhe qeverinë serbe.
Ai ka theksuar se prioritet i kërkesave të Listës Serbe është privatizimi në Kosovë, kthimi i serbëve të larguar, pasuria e Kishës dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat