Kosova me Qeveri, më 27 nëntor?

Kosova

Kosova me Qeveri, më 27 nëntor?

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 22:53

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa sonte janë takuar për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Lideri i PDK-së dhe ai i LDK-së janë pajtuar sonte se finalizimi i marrëveshjes është afër dhe se do të përmbyllet në ditët në vazhdim.

Po ashtu, ata dy janë pajtuar që gjatë javës që po hyjmë do të caktohet edhe data e vazhdimit te seancës konstituive.

Sipas mediave, mbajtja e seancës do të bëhet më 27 nëntor, të enjten, dhe po këtë ditë do të votohet edhe Qeveria e re e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat