Bashkohet opozita kundër pozitës

Kosova

Bashkohet opozita kundër pozitës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 10:00

Marrëveshja e koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka “aktivizuar” partitë opozitare (“Vetëvendosje”, AAK-në dhe Nismën) për pozicionin e tyre karshi rrjedhave në Kuvendin e Kosovës.

Partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës është “Vetëvendosja” e Albin Kurtit me gjithsej 16 deputetë. Ata kanë paralajmëruar se do të jenë edhe më të ashpër ndaj qeverisjes PDK-LDK.

Visar Ymeri, nga “Vetëvendosja”, ka thënë për “Zërin” se të gjitha forcat politike në vend duhet të çohen kundër këtij pushteti dhe ta heqin sa më parë qafe këtë regjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat