Anton Quni, ministër i FSK-së

Kosova

Anton Quni, ministër i FSK-së

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 09:49

Ende nuk është bërë e ditur se cilat ministri do i marr LDK-ja e cilat PDK-ja në qeverisjen e ardhshme dhe të dy partitë po hezitojnë të thonë emrat e atyre që do të marrin pozitat e ministrave. Të paktën deri më të tani as konfirmime zyrtare nuk ka për emrin e kryeministrit të ardhshëm. LDK-ja prentendon se do të qeverisë me vendin, ndërsa PDK-ja as nuk e pohon as nuk e mohon.

Sa i përket emrave të ministrave burime të “Bota sot” kanë treguar se është duke u punuar në atë drejtim, për ndarjen e posteve. Madje këto burime bëjnë të ditur se deputeti i LDK-së, Anton Quni, do të jetë ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Emri i Anton Qunit si ministër i FSK-së ishte lakuar edhe atëherë kur mendohej se LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosja do ta formonin Qeverinë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat