Mustafa: Koalicioni PDK- LDK, nevojë e kohës

Kosova

Mustafa: Koalicioni PDK- LDK, nevojë e kohës

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:38

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, është i bindur se ka qenë e nevojshme për vendin krijimi i një koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-së e LDK-së.
Sipas tij, numri kualitativ i votave do t’i ndihmojë Kuvendit dhe Qeverisë në përballimin e sfidave dhe marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme me të cilat do të përballet vendi në vitet në vazhdim

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, për më shumë se 5 muaj, vazhdimisht e ka përsëritur se koalicioni PDK- LDK do të ndodhë. Ai ka thënë se vendi ka ardhur në një pozicion kur një koalicion i tillë është parë më se i nevojshëm.

Besimin e madh që e ka pasur në arritjen e një marrëveshjes mes të dy partive, Mustafa e arsyeton me njohuritë që i ka për ambientin politik në përgjithësi, por edhe me afërsinë që ka me dy subjektet në veçanti.

Në një intervistë për Tribunën, Mustafa ka thënë se qeveria e re duhet t’i ketë katër prioritete. E ato janë: rendi, ligji, edukimi dhe zhvillim ekonomik.

“Nuk është numër i vogël, sepse nga këto prioritete bëhet vet jeta e vendit tonë, vet forcimi i kulturës dhe traditës shtet- ndërtuese drejt ecjes së zhvillimeve të reja që na sjellin deri te Bashkimin Evropian”, ka thënë Mustafa. Ai pret që para Ditës së Flamurit, Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria e re të formohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat