Mësoni se si u pengua hapja e rastit Bllaca 3 dhe kush ishte përfshirë! (VIDEO)

Kosova

Mësoni se si u pengua hapja e rastit Bllaca 3 dhe kush ishte përfshirë! (VIDEO)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 00:03

Maria Bamieh, ish prokurore në EULEX, ka treguar për “Jeta në Kosovë” se një prokuror ndërkombëtar nuk ka lejuar që të hapet një rast i ri, i cili mund të kodohej si “Bllaca 3”, që kishte të bënte me transaksione pronash brenda dhe jashtë Prishtinës.
Rasti për të cilin ka folur Bamieh përfshinte një politikan, një redaktor gazetedhe persona tjerë
Në mesin e personave që do të duhej të hetoheshin ishte edhe emri i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga PDK, Azem Syla.
Një prokurore e EULEX-it kishte kërkuar që ta intervistonte Nazim Bllacën për këtë rast, por prokurori Jonathan Ratel nuk e kishte lejuar këtë.
Bamieh thotë se prokurorja Diana Wilson dëshironte të takohej me Bllacën për ta intervistuar rreth këtyre dyshimeve.
“E di se ajo (prokurorja Ëilson) dëshironte që të takohej me të dhe se ajo dhe Jonathani (Ratell) kanë pasur një fjalosje të rreptë për këtë. Ai e nuk lejoi atë që të flasë me Bllacën”, tha Bamieh.
Bamieh u shpreh se edhe ajo vetë ka dashur ta intervistojë me Bllacën pasi kishte vlerësuar se ai ka njohuri rreth rasteve ilegale të privatizimit, cështje me të cilaj merrej Bamieh.
“Unë po merresha me raste të privatizimit dhe dëshiroja që të flas me të. Por as unë nuk jam lejuar. Nuk e di cili ka qenë arsyetimi i Jonathanit”, tha ajo.
Bamieh tha se procedurat kanë kërkuar që për ta intervistuar Nazim Bllacën, lejen duhej ta jepte Jonathan Ratell.
Ajo thotë se nuk e di se çka ka pasur në mendje Ratell kur e ka refuzuar qasjen e prokuroreve të EULEX-it te Nazim Bllaca, i cili po mbahej nën mbikqyrjen e EULEX-it. kallxo.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat