Cliff pret bursistët nga Kosova të Programit 'Chevening’

Kosova

Cliff pret bursistët nga Kosova të Programit 'Chevening’

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 22:08

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka lënë anash zhvillimet politike gjatë një takimi me bursistë kosovarë që i ka pritur në rezidencën e tij.
Cliff ka thënë se vetëm një kosovar ka qenë përfitues i bursës për Programin 'Chevening' këtë vit për shkaqe buxhetore.

“Këtë vit ka qenë vetëm një bursist që ka filluar vitin akademik, nga FSK . Lajmi i mirë është se për vitin akademik 2015 Kosova do të ketë 6 bursa të programit Chevening . Kjo është një rritje e madhe . Ne po rrisim numrin pasi bursistët kosovarë shkojnë në Britani, mësojnë dhe pastaj kthehen” ka thënë ai.

Por, Cliff nuk ka komentuar rreth zhvillimeve politike.

“Pasi mediat janë këtu unë nuk do të flasë për politikë këtë mbrëmje. Mund të shihni se këtu janë dy tre persona nga parti politike të ndryshme...” ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat