Ish- ushtarit i kthehet dinjiteti (VIDEO)

Kosova

Ish- ushtarit i kthehet dinjiteti (VIDEO)

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 19:54

Lotet në fytyrën e ish luftarit t’UÇK’s, Skender Havolli, nuk janë ma. Ftyra e tij ishte ma e buzqeshun. Jeta e tij, asht lehtësu e nuk i ngjan ma asaj që bante ai e familja e tij para dy javësh kur i vizituem për herë të parë.
Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Havolli tashma ka fitue statusin e invalidit të luftës së UÇK’s.
Prej Kallnorit të vitit t’ardhshëm, Skenderi dhe familja e tij kanë me gëzue këtë pension të shumëpritun.
E vet ai thotë se shteti për të cilin ishte gati me dhanë edhe jetën, e për të cilin 15 vjet ma parë ishte gati me sakrifiku gjithçka, ma në fund ia plotësoj andrren që kishte. Me ia njoft kontributin e dhanë.
Zemërgjanësia, bujaria e qytetarëve, mbrenda e jashtë Kosovës, ka ba që familja e tij e shpija e tij, sot me u duk ndryshe, fmitë e tij ishin ma të buzëqeshun se ditën e parë kur i vizituem.
I zoti i kësaj shpije, ndonëse pa dy kambë, tani asht ma i qetë, mbasi fmijëve të tij nuk u mungon buka e gojës, e shpija e tyne këtë dimen ka me qenë ma e ngroht.
Jo veç se kanë sigurue drutë por, falë bamirësisë, shpia e tyne po izolohet.
E ish ushtarët e Zonës Operative të Llapit i kanë ba nji premtim që kurrë se kishte mendu. Sapo ti shërohet kamba që e ka amputu ditë ma parë, me dërgue në Gjermani, e me ia vnu protezat për dyja kambët e tij.
Ekipin e Televizionit Rrokum, familja Havolli e priti me shumë falënderime për publikimin e rrëfimit për ta.
Por, fjalët e Havollit ishit plotë mirënjohje, por për gjithë ata që i dolën në ndihmë kësaj familje të shumë vuejtun.
Ditë ma parë televizioni Rrokum pati raprotue për rastin e Skender Havollit nga Lapashtica e Epërme e Podujevës, i cili humbi dy kambët e tij si pasojë e luftës në të cilen kontriboi.
Ai që nga përfundimi i luftës e deri më sot nuk ka marr pensionin që i takonte si invalidë i luftës, ndërkohë që jetonte në kushte të randa sociale, me pak cent në ditë.


ISH-USHTARIT I KTHEHET DINJITETI by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat