Thaçi pas takimit me Ashtonin: Kishte rol të jashtëzakonshëm për Marrëveshjen e Brukselit

Kosova

Thaçi pas takimit me Ashtonin: Kishte rol të jashtëzakonshëm për Marrëveshjen e Brukselit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:05

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Baroneshën Catherien Ashton, e cila përfundon misionin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri në detyrë ka lavdëruar rolin e saj për arritjen e Marrëveshjes së Brukselit, ashtu siç një ditë më parë bëri edhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Me Baroneshën Ashton u takuam sot në Bruksel për të diskutuar situatën politike por edhe për të përshëndetur rolin e saj të jashtëzakonshëm në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit.

Kosova ka ruajtur integritetin territorial dhe ka konfirmuar rrugën europiane edhe duke falënderuar angazhimit dhe ndërmjetësimit të Baroneshës”, shkroi në profilin e vet të Facebook-ut.

Thaçi në Bruksel, për t'i thënë lamtumirë Ashton’it

Kreu në largim i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar në Bruksel për ti thënë lamtumirë Përfaqësueses së Lartë të BE’së Catherine Ashton, e cila e lë këtë post nga 1 nëntori.

Thaçi dhe Ashton kanë filluar tani takimin. Dy ditë më parë me Ashton është përshëndetur edhe me Ivica Dacic, i cili bashkë me Thaçin dhe diplomaten e BE’së kanë udhëhequr bisedimet Kosovë-Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat