Zbogar: Doris Pack nuk përfaqëson Komisionin Europian

Kosova

Zbogar: Doris Pack nuk përfaqëson Komisionin Europian

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:10

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka komentuar mbi deklaratën e ish-anëtares së Parlamentit Europian, Doris Pack, e cila është deklaruar në favor të një koalicioni PDK-LDK dhe ka shprehur dyshimet se me çfarë baze Ramush Haradinaj është kandiduar për postin e Kryeministrit.
"Ish anëtarët e Parlamentit Europian nuk përfaqësojnë Komisionin Evropian”, tha shkurt Zbogar në një prononcim për Kallxo.com.

Deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka shprehur qëndrim se nuk do të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin politik, duke thënë se kjo gjë i takon liderëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat