Koalicioni, mbetemi të pathyeshëm! S’ka skenarë tjetër!

Kosova

Koalicioni, mbetemi të pathyeshëm! S’ka skenarë tjetër!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 19 tetor 2014 Në ora: 16:57

Edhe pas takimeve të liderëve të partive politike Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj siç duket qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Liderët e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së, janë takuar dy herë brenda 24 orëve. Takimi i parë ishte në një lokal të Prishtinës me ftesë të Ambasadës Amerikane, ndërsa ai i dyti ishe në darkën e Lamës. Por, edhe pse u takuan dy herë, nuk ka asnjë lëvizje për zbutjen e qëndrimeve të tyre.

Avni Arifi, këshilltari i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi shkurt se nuk ka asnjë lëvizje që do ta zgjas mandatin qeverisës të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit. “S’ka asnjë lëvizje në drejtim të zgjatjes së mandatit qeverisës Thaçi, pra nuk do të ketë asgjë”, thotë Arifi për gazetën “Bota sot”.

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thotë se, blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi nuk e kanë pasur përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo shihet në prononcimet e tyre dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku asnjë vendim nuk merret pa konsultime të atilla.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat