Edhe pas takimeve me Thaçin, Vetëvendosje! i beson Bllokut

Kosova

Edhe pas takimeve me Thaçin, Vetëvendosje! i beson Bllokut

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 21:18

Mungesa e prezencës së kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, i cili refuzoi të jetë pjesëmarrës në “Darkën e Lamës”, për shkak të angazhimeve të tij, nuk ka bërë që ky i fundit të jetë skeptik në takimet partnerëve të bllokut.
Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje, ka thënë për lajmi.net se Kurti është ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga për të marrë pjesë në këtë manifestim, por, sipas tij, ai ka vendosur që prioritet ti jep disa angazhimeve tjera.
“Pjesëmarrësit në këto takime kanë thënë që janë takime të rastësishme. Nuk kemi ndonjë arsye të mos u besojmë”, ka thënë Vraniqi për lajmi.net.
Ftesën dërguar Kurtit e kanë konfirmuar edhe Presidenca. Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për lajmi.net se ftesa për pjesëmarrje në këtë ngjarje, i është dërguar të gjitha subjekteve politike, por ka qenë në dëshirën e tyre nëse dëshirojnë apo jo të marrin pjesë.
“Ne i kemi dërguar ftesë të gjitha subjekteve politike. Përgjigja e Vetëvendosjes dhe e Nismës për Kosovën, ka qenë se nuk mund të jenë prezentë, pasi që kanë angazhime tjera”, ka thënë Vllahiu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat