Jahjaga të kërkoj nga Brovina që të thërras seancën

Kosova

Jahjaga të kërkoj nga Brovina që të thërras seancën

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 08:32

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të kërkojë nga kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, që të vazhdohet seanca dhe të lejohet debati për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës politike brenda Kuvendit.
Kjo është kërkesa e partive të Bllokut dhe e analistëve politikë, sipas të cilëve, edhe pas thirrjes së seancës, në rast se debati brenda Kuvendit nuk prodhon ndonjë rezultat, atëherë e para e vendit mund të thërrasë në takime të përbashkëta liderët e subjekteve politike.

Në këtë formë, siç thonë ata, do të plotësoheshin kërkesat e të dyja blloqeve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut VLAN në anën tjetër. Pasi që PDK-ja vazhdimisht po kërkon marrëveshje, takime ndërmjet liderëve, ndërsa blloku VLAN po kërkon debat në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat