Godet Rexhep Selimi: SHIK dhe PDK ka dorë në grupet islamike (Video)

Kosova

Godet Rexhep Selimi: SHIK dhe PDK ka dorë në grupet islamike (Video)

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 22:42

Ne emisionin debatues te Televizionit Rrokum – FORUM – i ftuemi i moderatores Marie Nikolla, ish anetari i Komisionit per Siguri te Kuvendit te Kosoves, Rexhep Selimi (VV), tha se organizata ilegale SHIK dhe Partia Demokratike e Kosoves kane pergjegjesi direkte se pari per tolerimin, per mosluftimin dhe deshtimin ne prevenimin e paraqitjes se organizatave dhe individeve radikal islamik.
Rexhep Selimi tha se paraqitja e ketij modeli te ekstremizmit islamik ne Kosove asht produkt i partise ne pushtet, PDK. Asht Partia Demokratike e Kosoves e cila se pari e ka lejue krijimin e nji organizate ilegale si SHIK, e cila mandej ka injektue, e ka mbajte gjalle nji çashtje si ekstremizmi islamik, per me justifikue qendrimin e saj ne pushtet.
SHIK edhe i ka finansue ne fillim dhe i ka rrite keto organizata e individ islamik ne Kosove, e ma vone u desht me i burgos ne menyre spektakulare.
Ne pyetjen e moderatores Nikolla se a ka fakte per finansimin qe SHIK i ka ba ketyne radikaleve islamik, Selimi tha se po dhe ai keto fakte i ka prezentue edhe ne Komisionin respektiv te Kuvendit te Kosoves.


FORUM - REXHEP SELIMI: SHIK I KA FINANSUE... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat