Avni Arifi: Do bojkotojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kosova

Avni Arifi: Do bojkotojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 20:00

Në rast të mosarritjes së daljes nga kjo situatë bllokade në të cilën është futur politika kosovare, si mundësi tjetër për zhbllokim të gjendjes, nga analistët vazhdon të shihet mbajtja e zgjedhjeve.

Por, Avni Arifi, këshilltar i parë i Ramush Haradinajt, të nominuarit të Bllokut për kryeministër, paralajmëroi bojkotim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga tri partitë, nëse të tillat eventualisht do të mbahen.

`Ska Qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të jashtzakonshme`,konfirmon Avni Arifi, këshilltari i parë i kryetari të AAK-së. Ai tha se cdo përpjekje e PDK-së, që ta çojë vendin në zgjedhjev të jashtëzakonshme, do të jetë e papranueshme.
Arifi thotë prerazi “blloku do t'i bojkotojë zgjedhjet po që se pakica parlamentare imponon një gjë të tillë”.

Sipas Arifit, LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, kanë konfirmuar se kanë shumicën e konsoliduar parlamentare. Sipas tij, kjo shumicë nuk janë vetëm 64 deputetë, por së bashku me komunitetet pakicë, përbëjmë 2/3-at e Kuvendit.

`Eshtë absurditet të quhet vend demokratik, e të kërkohet me ngulm nga deputetet votimi i kandidatit që është jashtë vullnetit të tyre`, tha tutje Arifi.
Edhe Dardan Molliqaj nga Vetevendosje thotë se pa ndonjë marrveshje në mes subjekteve, nuk ekziston as edhe një mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtzakonshme, përkatësisht, pa qenë zgjedhjet vullnet i 2/3-es së deputeteve, gjë që sipas tij, nuk është.
RTK ndonëse ka provuar gjatë tërë ditës të ketë prononcim nga ana e e zyrtarëve të PDK-së, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat