Vrasjet e rënda shqetësuese për Anamoravën, çka rekomandojnë ekspertët

Kosova

Vrasjet e rënda shqetësuese për Anamoravën, çka rekomandojnë ekspertët

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 09:01

Avokati i njohur kosovar Shemsedin Piraj ka kurorëzuar edhe një sukses në karrierën e tij profesionale. Pasi ka qenë pjesëmarrës i gjykimit të Millosheviqit ku është folur për krimet e kryera në Kosova që është zhvilluar në Hagë, Piraj me sukses ka mbrojtur edhe tezën e doktoraturës në Universitetin “Internacional” në Strugë të Maqedonisë
Piraj para komisionit në përbërje: Luan Hajdaraga, Sejfullah Osmani, Marko Bello, Naser Ademi dhe Mesrim Maksuti ka mbrojtur temën“Vrasjet e rënda në territorin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan 2004-2012”.

Sikurse tema ashtu edhe rekomandimet dhe vlerësimet që ka nxjerr Piraj nga hulumtimi i tij disa vjeçar janë pritur dhe vlerësuar pozitivisht nga komisioni.

Piraj për rajonipress thotë se në vitet 2004-2012 ka pasur gjithsejtë 19 raste të vrasjeve të rënda. “Shumicën e këtyre rasteve i kam mbrojtur vet dhe jam dëshmitar i shumë seancave e proceseve gjyqësore. Mendojë që ende është shqetësues ky numër kaq i madh i vrasjeve të rënda të cilat sipas rekomandimeve të mija kryesisht vijnë nga elementi njerëzor, marrëdhëniet pronësore mes palëve, hakmarrja, xhelozia, motivet e ulëta dhe të dobëta, vrasjet për interes etj.

Piraj tha se këto vepra janë të cilësuara si vepra penale dhe dënimi më i madh për këto raste tashmë është shqiptuar në Gjilan deri në 36 vite burgim, rast ky që është vërtetuar në të gjitha instancat gjyqësore.

Piraj tha se duke pasur një përvojë të mirë edhe nga Haga ku ka përcjellur disa seanca dhe pastaj shumë raste të vrasjeve të rënda ka ardhur në përfundim ose rekomandon që dënimi për këto raste të jetë në përpjesëtim me rrezikshmërinë e veprës penale.

Ndryshe Piraj me titullin që ka marrë del të jetë doktoroi i parë në Gjilan kurse në nivel Kosove është specialisti i parë në degën penale. “Në maj të këtij viti Oda e Avokatëve për herë të parë në historinë e saj ka organizuar specializimin në degën penale të cilin e kam kryer me sukses dhe jam i vetmi në këtë fushë”.

Ai thotë se së shpejti do të botojë dy hulumtime profesionale rreth gjykimit të Millosheviqit në Hagë ku flet për Kosovën dhe vrasjet e rënda. /rajonipress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat