Jahjaga nesër i hyp trenit

Kosova

Jahjaga nesër i hyp trenit

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 18:42

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Kryetari i Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartëright do të nisinë nesër trenin e Trashëgimisë "Hajde! " 2014.
Qëllimi i këtij projekti është që të ua mundësojë të gjitha komuniteteve që të eksplorojnë zonat e tyre kulturore në Kosovë.
Si pjesë e kremtimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ambasada Britanike në Prishtinë do të mbështesin projektin për Trashëgimi "hajde!" 2014.
Programi për vizita do të përfshijë një turne udhërrëfyes nëpër vendet kryesore të trashëgimisë të komunave të Pejës, duke përfshirë një vizitë në Patriarkanë, Xhaminë e Bajraklisë, Manastirin e Deçanit dhe kullave në Junik.
Treni do të nisët të shtunave (13, 20 dhe 27) dhe të dielave (14, 21 dhe 28) nga stacionin hekurudhor i Prishtinës në ora 09.00 dhe nga stacioni hekurudhor i Pejës në 18.30.
Ambasadori Cliff ka thënë se Kosova ka trashëgimi jashtëzakonisht të pasur dhe të larmishme kulturore.
“Është e rëndësishme që kjo promovohet sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë atë që Kosova ka për të ofruar. Unë mendoj se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre të llojllojshme.", ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat