Kosova pret nga Mogherini

Kosova

Kosova pret nga Mogherini

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 11:12

Zyrtarë të partive politike në Kosovë kanë thënë se emërimi i Mogherinit në këtë pozitë, është një lëvizje pozitive për Kosovën duke ditur qëndrimin e saj, karshi vendit tonë dhe rrugën integruese të Kosovës, në familjen e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu edhe njohës të integrimeve evropiane kanë thënë se krahasuar me kandidatet tjerë për pozitën e shefes për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Mogherini përbën kandidatin më pozitiv të mundshëm ndaj Kosovës. Mogherini në këtë pozitë zëvendëson britaniken Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar edhe bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat prodhuan marrëveshjen e parë të nënshkruar nga dy kryeministrat në prill të vitit të kaluar.

Mogherini pritet të ketë qëndrim pozitiv për Kosovën, për aq sa qeveria do të arrijë t’i kryejë detyrat e veta, ka thënë për gazetën Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së. Sipas tij nëse qeveria është në nivel të obligimeve që kërkohen nga ajo, edhe bashkëpunimi me zyrtarët e BE-së, do të jetë shumë i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat