Kosova është gati ta luftojë terrorizmin

Kosova

Kosova është gati ta luftojë terrorizmin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 08:39

Javë më parë, Policia e Kosovës arrestoi mbi 40 të dyshuar për bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe AL-Nusra.
Sado që në fillim ky aksion u duk si sinjal pozitiv që mekanizmat e Kosovës po e luftojnë terrorizmin, në anën tjetër ky operacion ka ndikuar edhe në imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Drejtues të qeverisë thonë se këto veprime dëshmuan se Kosova është e gatshme ta luftojë çdo formë të kërcënimit nga terrorizmi. Ndonëse u vlerësua i suksesshëm operacioni i policisë me ç`rast u arrestuan mbi 40 të dyshuar për terrorizëm, ky operacion në forma të ndryshme ka ndikuar edhe në imazhin e Kosovës. Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, shprehet se çdo akt që lufton të keqen ndikon edhe në forcimin e imazhit të vendit.

”Çdo akt që e lufton të keqen që shkon drejt zbërthimit të rrjeteve të cilat po shkaktojnë dhunë në Lindjen e Mesme në Siri. Aksionet e fundit e ndihmojnë forcimin e imazhit të Kosovës dhe bindjen se Kosova me të vërtetë i ka vlerat euroatlantike ashtu siç i proklamojmë edhe ne në politikë. Është problemi i një propagande nëpërmes internetit, rrjeteve të ndryshëm që po ua shpërlajnë trurin rinisë evropiane, rinisë shqiptare kosovare që ti bashkangjiten një lufte që nuk i takon.. Kosova më nuk po shihet si importuese e resurseve të sigurisë, por eksportuese e iniciativave të paqes, të dialogut dhe të gjitha vlerësimet kanë qenë që Kosova ka dëshmuar dhe ndihmua procesin e konsolidimit të paqes në këtë pjesë të Evropës”,tha ai.

Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se padyshim që kjo klimë e krijuar në Kosovë me shkuarjen e të rinjve në Siri do të ndikojë në imazhin e vendit.
” Ky është mesazhi më i keq dhe më negativ që ka mundur Kosova të përçoj në këto momente për faktin që një kohë të gjatë është ditur se Kosova është renditur në vendet që promovojnë demokraci dhe vlera liberale dhe këto zhvillimet e fundit për një moment po e ndryshojnë pasqyrën para komunitetit ndërkombëtarë dhe kjo në asnjë variant nuk është pozitive për Kosovën. Kosova as në të kaluarën as në të sotmen dhe as në të ardhmen nuk guxon kalimi në grupacione apo çfarëdo aktiviteti apo lidhje me këto grupacione terroriste të cilat nuk komunikojnë me shtete evropiane apo me SHBA . Ky është një trend që ka filluar në Kosovë menjëherë pas luftës. Kjo është si pasojë e veprimtarive të pa kontrolluara nga institucionet vendore. Ato te prevenohen para se të merren aksione të tilla. Tu mbyllet dera organizatave të tilla denigruese dhe shkatërruese. Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në prejardhjen e fondeve”, tha ai.

Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se për çështjen e imazhit kërkohet një aktivizim diplomatik i Kosovës.

”Është hap drejt përmirësimit të imazhit, u dëshmua se ka një vullnet për luftimin e ekstremizimit. Lypset një aktivizim diplomatik i Kosovës. Kërcënimi nga ana e grupeve ekstreme fetare është në rritje. Prandaj, sipas tij, mekanizmat e sigurisë duhet t’i vëzhgojnë, hetojnë, përgjojnë me vendim të Gjykatës për të pasur më të lehtë gjykimin e tyre. Sidoqoftë, Policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës kanë bashkëpunim të dobët në nivel operativ.

Por në variantin tjetër të ruajtjes së imazhit të vendit dhe qartësimit para opinionit ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Jashtme po përpiqet që përmes konferencave dhe formave të tjera të diplomacisë, të punojë në avancimin dhe ngritjen e imazhit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat