Sfidat përpara LAN-it, të kapërcyeshme

Kosova

Sfidat përpara LAN-it, të kapërcyeshme

Nga: M.Lakna Më: 31 gusht 2014 Në ora: 14:08

U bashkuan me një mision të madh para vetes. Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nisma për Kosovën të bashkuara si asnjëherë më parë vendosën ta ç`rrënjosin keqqeverisjen që e përshkoi Kosovën e drejtuar nga PDK-ja prej 7 viteve.

LAN-i, pavarësisht shumë sfidave po vazhdon të qëndroj i palëkundur në misionin e tij.

Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekpsretëve të LDK-së Faik Krasniqi thotë se ka pasur tendenca të vazhdueshme nga ana e SHIK-ut dhe PDK-së, për ta përçarë koalicionin LDK-AAK-NISMA, me lloj-lloj propagande, madje nga ato më të ulëta.

“Por u pa që kjo gjë është e kotë. Ata nuk ia arritën ta bëjnë një gjë të tillë. Madje as pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese, nuk i luhati në besëlidhjen e tyre. Koalicioni për asnjë moment nuk u thye, por u forcua akoma më shumë dhe ia dëshmuan edhe elektoratit të vetë, se do i qëndrojnë besnik deri në fund marrëveshjes dhe Qeverinë do ta formojnë pa PDK-në. Tash koalicioni LDK-AAK-NISMA, është duke pritur thirrjen e seancës së Kuvendit”,vlerëson Krasniqi.

Sipas tij, nëse zonja Flora Brovina nuk i thërret deputetët këtë javë për mbajtjen e seancës konstituive, atëherë deputetët mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë me mbledhjen e firmave të 40 deputetëve.
“ Në seancën konstituive të Kuvendit, ka mundësi që PDK-ja edhe pse nuk i ka numrat dhe nuk mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, ta provojë një gjë të tillë. Atëherë herën e dytë e ka të drejtën koalicioni LDK-AAK-NISMA për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, sepse e parasheh edhe Pika 127 ku thotë: “Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional” - Gjykata aludon se, pas raundit të parë apo të dytë - ata që kanë shumicën, duhet të lejohen të propozojnë zgjidhje, dhe kështu të zgjedhin kryetarin e Kuvendit!”,shton Krasniqi.

Ai thtoë se nëse PDK-ja ngul këmbë që atyre iu takon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe ta provojnë herën e parë- atëherë herën e dytë në bazë të kësaj pike koalicioni LDK-AAK-NISMA, ka të drejtë ta propozojë dhe ta zgjedh z. Isa Mustafa kryetar Kuvendi.

“ Dhe pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, Presidentja është e obliguar ta thërras koalicionin e shumicës LDK-AAK-NISMA, dhe ta mandatoj për krijimin e Qeverisë. Kështu që çdo gjë do të shkoi sipas planit dhe në shtator do kemi Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, mundësisht edhe VV-ja, dhe me PDK-në në opozitë”, potencon Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat