Tronditëse, një dit pasi i vdiq babai, e përzuri nënën nga shtëpia (VIDEO)

Kosova

Tronditëse, një dit pasi i vdiq babai, e përzuri nënën nga shtëpia (VIDEO)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 21:36

Pasojat e ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe vetë dinamikës së saj, ma së shumti, po i bartin personat e moshuar. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave, jo rrallë, lihen mbas dore dhe pa asnjë përkujdesje familjare.
Fat të këtillë ka edhe Hava Vila, rezidente e Shtëpisë për Persona të Moshuar në Prishtinë. Hava, erdhi këtu, kur djali i saj të saj e përzuri atë nga shtëpia diku rreth 9 muaj ma parë, menjëherë mbas vdekjes së të shoqit.
Madje, ai nuk ia dha as mundësinë me hapë të pame për vdekjen e tij.
“Më 7 janar më ka vdekë burri. As të pame nuk më ka lanë me bërë. Më ka përzanë të nesërmin. Më përzuni. Çka me ba unëe, çka me ba unë?”
Strehimi në Shpinë për Persona të Moshuar, ka qenë zgjidhja e vetme për Havën, mbasi djali i saj, ia kishte shitë shpinë dhe ia kishte marrë të gjitha gjaërat për të cilat, ajo kishte punuar 45-vite me radhë.
“Kam punue 45 vjet në Danimarkë, ka shkue trupi jem, unë me shtaga eci. Jam operue 4 ose 5 herë. Djalit tim ia kam ba të gjitha kushtet, ndërsa ai ma ka shitë shtëpinë. Shtëpia ka qenë në vlerë prej 100.000 euro, ai e ka shitë për 22000 euro.”
Hava me familjen e saj asht kthy në Kosovë, vitin e kaluem. Për vite me radhë ajo kishte jetuar në Danimarkë, ku dhe kishte punuar, punë të ndryshme me qëllimin e vetëm që me siguruar jetesë të dinjitetshme për familjen.
“Unë kam punue atje. Unë ditën, burri natën, për shkak se kemi pasë fëmijë. Ku gjendesh ma mirë aty punon.”
E edhe pse, Hava, qysh prej vendosjes në këtë shpi, ka gjetë përkrahjen dhe përkujdesjen, të cilat i kanë munguar në familjen e saj, mërzia, për të asht e pashmangshme.


RRËFIMI I NJI TË BRAKTISUNE by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat