​Në Gjakovë rrënohet ish-objekti i Gjeodezisë dhe Kadastrës

Kosova

​Në Gjakovë rrënohet ish-objekti i Gjeodezisë dhe Kadastrës

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:18

Ka filluar sot në Gjakovë, rrënimi i objektit të ish Gjeodezisë dhe Kadastrës, i cili gjendet në afërsi të monumentit të trashëgimisë kulturore “Sahat Kulla”.
Ky rrënim i hap rrugë Komunës së Gjakovës të ndërtoj sheshin e ri i cili do jetë në dispozicionin e qytetarëve, por njëkohësisht do tregoj vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike që ka kjo pjesë e qytetit të Gjakovës.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ky shesh do ndërlidhet edhe me Qendrën Multifunksionale e cila është në renovim e sipër, ku dukshëm pritet ti kthehet edhe gjallëria ekonomike biznesve që funksionojnë në këtë pjesë.

Komuna e Gjakovës deri në fund të këtij viti do të ketë katër hapësira publike të reja të rregulluara: Sheshi i Sahat Kullës, Sheshi tek Ish-Kazerma në qendër të qytetit, Sheshi i Ali Podrimës dhe sheshi i Pazarit apo Namazgjahi i qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat