Flasin familjarët e të plagosurit dhe të zhdukurit në kufirin me Serbinë: Rrezikonin për mbajtjen e familjes

Kosova

Flasin familjarët e të plagosurit dhe të zhdukurit në kufirin me Serbinë: Rrezikonin për mbajtjen e familjes

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 20:43

Naim Zeqiri ka shkuar për të marrë dru dhe pas një incidenti me palën serbe, mori plagë të rënda.
Ai është jashtë rrezikut për jetë, por sipas familjarëve, tani gjendet në burgun e Prekupljes.

"Çka po hjekin këta për një dinarë, u dalë, u shku atje, ka rreziku, se veç me majtë familjen se s'ka ka ja manë", tha për Klan Kosova, Aferdita Zeqiri, gruaja e të plagosurit.

Familjarët thanë se policia i ka bastisur dhe se ka arrestuar vëllain e Naimit.

Ndërkohë, të njëjtën dhimbje e kanë edhe të afërmit e Fatmir Mehmetit nga Dumnia e Epërt e Podujevës. 37 vjeçari, që nga ora 03:00 e mëngjesit të së enjtes, nuk është përgjigjur fare në telefon.

Familjarët e banorët e zonës thonë se të shtëna pati edhe në mëngjesin e së enjtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat