Ish Presidenti Sejdiu bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Ismet Rrahmani

Kosova

Ish Presidenti Sejdiu bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Ismet Rrahmani

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 15:30

Ish Presidenti Sejdiu bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Ismet Rrahmani
Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir ka vendosur kurorë lulesh dhe ka bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Ismet H. Rrahmani, në fshatin Açarevë të Skenderajt.
Gjithashtu, Sejdiu ka vizituar edhe familjen Rrahmani, I cili është pritur nga familjarët e dëshmorit Ismet Rrahmani si dhe takoi Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skënderaj.
Presidenti Sejdiu ka vlerësuar lart kontributin dhe luftën për liri, pavarësi e demokraci të dëshmorit Ismet Rrahmani dhe ka thënë se sakrifica e tij dhe e dëshmorëve të tjerë do të mbetet përherë në kujtesën e popullit.

Ndwrkaq, Sejdiu më 27 gusht 2009, pati dekoruar Ismet H. Rrahmanin, me Medaljen “ Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ismet Rrahmani ishte ndër luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarë i heroit të Kosovës Bekim Berishës – Abeja. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat