Gani Geci dërgohet në burgun e Lipjanit

Kosova

Gani Geci dërgohet në burgun e Lipjanit

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 12:35

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci i cili është i dyshuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, është dërguar sot në burgun e Lipjanit.
Vëllau i tij, Fadili Geci, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se, Ganiut i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Më tej, Fadili tregon se familja e tij ka dashur gjithmonë drejtësi.
“Ne familja kemi dashur liri dhe drejtësi. Kemi pas disa shqetësime tona para vendorëve por që nuk ka pasur reagime.
Jemi një familjeve e madhe që jemi të shqetësuar në këtë drejtim për shkak të mos zbatimin të ligjit dhe gjendjet së mjerueshme të burgjet tona”, ka thënë ai.
Ndryshe, Ganiu i është dorëzuar dje organeve të drejtësisë, më konkretisht atyre të EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat