Gjykata Kushtetuese ringjall shansat për PDK-në, Koalicioni thotë se do të formojë institucionet

Kosova

Gjykata Kushtetuese ringjall shansat për PDK-në, Koalicioni thotë se do të formojë institucionet

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:01

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Mimozë Lakna

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka anuluar zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar Kuvendi në seancën konstituive të 17 korrikut.
Pas seancës dëgjimore të së enjtes, Gjykatës Kushtetuese të drejtuar nga Enver Hasani nuk i është dashur shumë kohë që ta shqyrtojë vendimin përfundimtar rreth seancës konstituive të 17 korrikut.

Ka mjaftuar vetëm një ditë që Kjo Gjykatë ta anuloj zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit dhe të konstatoj se LDK-AAK-Nisma nuk ishin grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat