Haziri kërcënon AKP: Ndaleni kontrabandimin e pronës publike në Gjilan

Kosova

Haziri kërcënon AKP: Ndaleni kontrabandimin e pronës publike në Gjilan

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 12:27

utfi Haziri të enjten tha se nuk do të lejojë me asnjë çmim që të kontrabandohet dhe nëpërkëmbët prona komunale e Gjilanit. AKP është në burg shtëpiak dhe vendimet e saja janë kundërligjore. Hashim Thaçi duhet të ndërhyjë dhe të stopoj çdo vendim të AKP-së tha Haziri.
Lutfi Haziri është dukur shumë nervoz të enjten pasiqë sipas tij për një kohë të gjatë nga ana e AKP-së është kontrabanduar prona komunale e Gjilanit raporton rajonipress.

Haziri gjatë një takimi me mediet tha se prioritet i tij që nga fillimi ka qenë mbrojtja e aseteve komunale.”Asetet komunale i takojnë qytetarëve të Gjilanit e jo AKP-së. AKP është në burg shtëpiak momentalisht dhe vendimet e saja janë kundërligjore. Personalisht kam kërkuar nga Qeveria në ikje dhe Hashim Thaçi që të ndalojë angazhimet e AKP-së”.

Haziri tha se AKP-ja ka luajtur me pronën e Gjilanit, por ne me të gjithë mekanizmat do të mbrojmë tokën e Gjilanit, siç janë çerdhet publike, objektet shtetërore e tokat e shumta komunale. Çdo vendim që merr tani AKP-ja në raport me pronat e Gjilanit do të kontestohet dhe do ta dërgojmë në gjykatat më të larta shtetërore. Asnjë likuidim nuk do të lejohet nga ana e jonë” tha Haziri.

Ndryshe Haziri tha se Qeveria në ikje po vazhdon ta diskriminoj Gjilanin edhe sa i përket buxhetit. “Qeveria në ikje po e anashkalon Gjilanin edhe rreth buxhetit, por ne do të kërkojmë që buxheti për Gjilanin në të ardhmen të rritet” tha Haziri.

Haziri ndërkaq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë riformatizim të qeverisjes komunale dhe funksionalizim të drejtorive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat