“Mirusha” ndodhet në fazën më të rëndë të punimeve

Kosova

“Mirusha” ndodhet në fazën më të rëndë të punimeve

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 21:53

Projekti i lumit “Mirusha” që nga koha e fillimit të punimeve po përjeton momentet më të vështira gjatë realizimit të punimeve. Adem Kqiku pronar i kompanisë “Bejta Comerc” tha për rajonipress se për një muaj kanë arritur të kryejnë vetën 100 metra punë sepse në teren po kanë probleme me banorët dhe me ata që po kërkojnë shpronësimet.
I nisur në kohën e qeverisjes së Qemajl Mustafës dhe i njohur si projekt i Hashim Thaçit projekti i lumit “Mirusha” ndodhet në fazën më të rëndë të punimeve raporton rajonipress.
Problemet shpronësore të tokave që ndodhen afër lumit, pastaj mungesa e financave kanë bërë që ky projekt mos të vazhdojë me dinamikën e paraparë.
Adem Kqiku nga “Bejta Comerc” kompani kjo që ka fituar tenderin tha për rajonipress se për një muaj kanë arritur të punojnë ose të mbulojnë vetëm 100 metra kanalizim. “Ne po punojmë pa ndërprerë dhe me tërë kapacitete tona njerëzore e infrastrukturë, por problemet e shpronësimit dhe reagimet e pronarëve janë bërë pengesë e madhe për vet projektin” tha Kqiku.
Kqiku tha se kjo edhe është faza më e rëndë e punimeve dhe fajtor për këtë nuk është kompania, por institucionet që me kohë nuk i kanë kryer obligimet. Kqiku thotë se Ministria e Ambientit gjithashtu i ka mbetur borxh sikurse edhe Komuna e Gjilanit që ka borxhe të vjetra.
Kqiku tha se me këtë dinamikë është vështirë të prognozohet ndonjë datë apo kohë e përfundimit të punimeve të lumit “Mirusha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat