Spiunazhi i shqiptarëve i zbuloi forcat guerile shqiptare, pas tradhtisë së 1997-ës

Kosova

Spiunazhi i shqiptarëve i zbuloi forcat guerile shqiptare, pas tradhtisë së 1997-ës

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 17:41

Në fshatin Pobergjë Sali Çekaj ishte në lidhje farefisnore me familjen Tolaj, të cilët i kishte tezakë. Më të rinjtë e kësaj familjeje dhe të tjerëve përreth në fshatin Pobergjë u formua njësia e parë e UÇK-së në të cilën ishin të përfshirë njëmbëdhjetë të rinj nga familjet Tolaj e Tahiraj të fshatit Belg të komunës së Deçanit. Familjet e rezistencës nga fshati Broliq në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj, vëllezërit Samiu, Saim dhe Ismet Tahiraj nga fshati Beleg, të familjes Tolaj nga Pobergja, dhe familja Ferizaj nga fshati Kodrali, të cilët ishin në lidhje të ngushtë familjare, shumë muaj e vite bashkërisht me besnikërinë më të madhe në të gjitha aksionet që i organizuan dhe u kryen kundër forcave policore në komunën e Deçanit dhe të Rrafshit të Dukagjinit patën një jehonë të madhe në Kosovë, në Serbi dhe në ish-Jugosllavi.

Ja si i shpëtuan armët nga bastisja!

Besnikërinë e madhe mes grupeve të rezistencës në krye me të madhin Sali Çekaj më së miri e shohim nga aksionet e shumta që i kryen me sukses kundër forcave policore dhe ushtarake që nga kufiri shqiptaro-shqiptar, në komunën e Deçanit dhe në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat për një kohë të gjatë nuk u zbuluan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat