Pritje më të shkurtra në kufirin me Serbinë

Kosova

Pritje më të shkurtra në kufirin me Serbinë

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 13:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë-kalimet kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, gjendja sot është përmirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të shkurtra.
Policia e Kosovës në këtë rast, Departamenti i Policisë Kufitare ende vazhdon me numër të shtuar të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata nga ana e bashkatdhetarëve tanë.

“Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdar kolona në hyrje nuk ka, ndërsa, në dalje kolona është e gjatë prej rreth (600-700) metra me pritje të cilat zgjasin përafërsisht mbi orë. Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje poashtu nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (300) metra me pritje të cilat zgjasin rreth (30-45 ) minuta. Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë nuk ka kolona as në hyrje e as në dalje, përveç kohëzgjatjes prej 10-15 minutave sa aplikohet procedura e kalimit kufitar gjatë kontrollit të dokumentacioneve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës është duke u zhvilluar punën normalisht dhe vazhdohet me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat