Lirim Rexhepi në ISIS paralajmëron rritje të përkrahësve (Foto)

Kosova

Lirim Rexhepi në ISIS paralajmëron rritje të përkrahësve (Foto)

Më: 13 gusht 2014 Në ora: 23:50

Një tjetër shqiptarë Lirim Rexhepi, duke luftuar krah organizatës terroriste ISIS, shok i të vrarit rishtazi, Patriot Matoshi, shfrytëzon rrjetin e tij social për të propaganduar.
Pas arrestimeve të 40 të dyshuarve për terrorizëm, Rexhepi paralajmëron se këto aksione do të rrisin edhe më shumë përkrahësit e tyre dhe se s’ka kush ti ndal. Së fundmi ai poston fotografi të presidente Atifete Jahjaga për të nxitur urrejtje ndaj saj.

Madje ai kërkon publikisht përkrahje edhe nga disa imam të njohur në Kosovë.

“Nese policija e Kosoves keta qe yllin e Jahudive(Davidit) qe e kan ne flamur, edhe syrin e Illuminatit, nese keta do ti arrestojn te gjith ata shqipetar qe i perkrahin muxhahidat e (#Hilafetit #Islam), atehere spaska me na zan burgjet e Kosoves. Se jemi dikun mbi 100.000 vlazni e motra qe i përkrahim”, shkruan shqiptari Lirim Rexhepi nga Siria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat