Nuk kam bërë asgjë më shumë se UÇK-ja

Kosova

Nuk kam bërë asgjë më shumë se UÇK-ja

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 10:19

25 Vjeçari nga Kosova Lavdrim Muhaxheri ka thënë në një intervistë përmes internetit se çdokujt që tradhton do t’ia pres kokën.
Në një bisedë me Gazetën Dita në Tiranë, djaloshi që ka ekzekutuar (prerë kokën) dhe e ka shfaqur në internet video, thotë se atë veprim e parasheh Kurani.

Ai shprehet se 19 vjeçari “është kapur si spiun dhe dispozita në Kuran për atë që tradhton muslimanët është ekzekutimi.Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së malikit merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë edhe në Facebook-un tim me i pa e gjithë bota”, shprehet ai.

Ai rrëfen se edhe në Kosovë e botë ka armiq. Ja cilët janë sipas tij armiqtë:
“Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudija, Kuvajti, Sahavatet, OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi, janë bashkuar me një zë kundër Hilafetit islamik nuk po e kuptojnë të mjerët që Allahu i ndihmon muxhahedinat kundër Shirkut e kutirit”, thotë Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat