Gashi: Njerëzit si Lavdrim Muhaxheri e kanë vendin në burg

Kosova

Gashi: Njerëzit si Lavdrim Muhaxheri e kanë vendin në burg

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 15:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pasi Lavdrim Muhaxheri i cili është pjesë e grupit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak ka thënë do të luftojë edhe për Mitrovicën.

Deputeti Gashi ka thënë se njerëzit si Muhaxheri e kanë vendin në burg dhe nuk duhet të afirmohen.

“Citimi ne media se krimineli Lavdrim Muhaxheri do te vije te luftoje per Mitrovicen eshte shume i gabuar, njerez si ai e kan vendin ne burg dhe nuk duhet te trajtohen ne menyre afirmative.
Kosoves i duhen vlera dhe besim i vertete ne demokraci dhe ne tolerance shoqerore, zhvillim ekonomik, dhe liri besimi, qe eshte moderne dhe tolerant per te gjithe”, ka shkruar Gashi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat