Ambasadori palestinez në Beograd: Falë arabëve dhe myslimanëve u pengua shtetësia e Kosovës

Kosova

Ambasadori palestinez në Beograd: Falë arabëve dhe myslimanëve u pengua shtetësia e Kosovës

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:11

Ambasasdori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë dhe nuk ka lidhje me situatën ne Gaza e cila thotë se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Izraelit.

Nabhan ka shtuar se Serbia asnjëherë nuk e ka okupuar Kosovën e gjithashtu se arabët dhe myslimanët nuk e kanë përkrahur shtetin e Kosovës e madje as nuk e kanë njohur atë. Në fund ai ka shtuar Palestina gjithmonë e ka përkrahur qëndrimin serb dhe ende po vazhdon ta bëjë këtë.

“Nuk do ta lidhja çështjen e Palestinës me atë të Kosovës. Diametralisht janë dy gjëra të kundërta. Kosova gjithnjë ka qenë pjesë e Serbisë, kurse Gaza dhe Bregu Perëndimorë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e Izraelit.

Ato janë territore të okupuara kurse Serbia asnjëherë nuk e ka okupuar Kosovën.Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se Serbia do të ishte okupatore në Kosovë”, ka thënë Mohamed Nabhan për Danas duke shtuar më pas.

“Perëndimi e ka pranuar Kosovën dhe jo myslimanët dhe shtetet arabe. Nëse Izraeli ka pasur ndikim në Perëndim, pse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë për të mos e njohur? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën është në ëndërr.

Kosova nuk e ka fituar shtetësinë falë shteteve arabe dhe myslimanëve e as duke iu falënderuar Izraelit. Arabët e myslimanët e kanë përkrahur qëndrimin serbë, dhe ende po e bënë këtë”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat