Veteranët kundër raportit të Wiliamsonit

Kosova

Veteranët kundër raportit të Wiliamsonit

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 16:05

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka kundërshtuar raportin e prokurorit Wiliamson. Kjo organizatë tentimi për të njollosur luftën çlirimtare, do të jetë i dështuar, ashtu siç dështuan dhe Gjykata e Hagës si dhe gjykatat fatkeqe të UNMIK-ut dhe EULEX-it.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me rastin e publikimit të raportit shpreh shqetësim për:
- Vazhdimin e luftës speciale kundër luftëtarëve të lirisë dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe armiqve të kombit shqiptar
- Reagimin qyqar dhe servil të akterëve politik dhe shoqëror të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk nguruan as të shprehin gëzimin e hapur për njollosjen e luftës çlirimtarë të kombit shqiptar për liri e bashkim
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, këtë raport e konsideron:
- Jologjik dhe qesharak; për faktin se akuzohet për spastrim etnik, ushtria e cila ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet dhe popullatën e robëruar nga okupimi; ushtri e cila nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.
- Antihistorik; sepse në vend se të bëhen hetime për okupimin me dhunë të Kosovës me 1913 dhe 1945, hetime për masakrat ndaj popullatës civile shqiptare nga Mbretëria Jugosllave, e më pas RSFJ, ku u vranë me dhjetëra mijëra shqiptarë; të hetoj gjenocidin dhe vrasjen e mijëra civilëve nga shteti jugosllav si dhe dhunimin e mijëra femrave shqiptare gjatë viteve 1998-1999; spastrimin etnik të shkurtit 2000, ku në sy të ndërkombëtarëve, brenda një nate vriten 11 shqiptar dhe dëbohen rreth 12.000 të tjerë; heton luftën e drejtë dhe të njohur ndërkombëtarisht të një populli të okupuar me dhunë, në mënyrë që të kënaq apetitet politike të shtetit gjenocidial e mizor Serbisë, aleatëve të tyre ndërkombëtar si dhe segmenteve proserbe shqipfolëse në Kosovë
- Tendencioz; me qëllim të goditjes së elementit patriotik shqiptar në Kosovë (krerët, luftëtarët dhe përkrahësit e UÇK-së), dobësimit të tij dhe forcimit të elementit servil e proserb në Kosovë, në mënyrë që të njëjtit të vijnë e mbesin në pushtet, për të penguar aspiratën shqiptare për bashkimin e të gjitha trojeve në një shtet
- Inferior; me faktin se dëshirojnë ta njollosin popullin më të vjetër në Evropë, pasardhësit e pellazgo-ilirëve, duke i shpallur ata kinse jo të civilizuar, vetëm për shkak të inferioritetit që kjo Evropë, por edhe gjyshërit e tyre që organizuan konferencat famkeqe kundër shqiptarëve, e ka ndaj popullit themelues të civilizimit e qytetërimit evropian.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konstaton:
- Ky tentim do të jetë i dështuar, ashtu siç dështuan dhe Gjykata e Hagës si dhe gjykatat fatkeqe të UNMIK-ut dhe EULEX-it
- Elementi patriotik në Kosovë, nuk do të humb as këtë betejë, por do të dal edhe me i fortë edhe më i bashkuar pas mbarimit të këtij procesi të turpshëm për Evropën dhe botën
- Ne do të jemi në mbrojtje të secilit që mund të akuzohet nga kjo “gjykatë” politike
- Ne ftojmë luftëtarët si dhe popullin liridashës të Kosovës, që të bojkotojnë thirrjet e kësaj gjykate, sepse ajo që do të mbetet pas, do të jetë vetëm vula e turpit dhe mallkimi nga historia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat