Jahjaga priti shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

Kosova

Jahjaga priti shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:57

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim lamtumirës sot shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregorie.

Jahjaga e ka falënderuar Gregorie për angazhimin dhe përkushtimin e tij në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
Gjithashtu, Jahjaga e ka vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Gregorie e ka falënderuar Jahajagen për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës dhe ka thënë se Belgjika do të vazhdojë të mbështetë procesin e integrimit evropian të Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat