Javën e ardhshme vazhdojnë kërkimet në Rudnicë

Kosova

Javën e ardhshme vazhdojnë kërkimet në Rudnicë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:39

Javën e ardhshme do të vazhdojnë kërkimet në Rudnicë për personat e pagjetur. Ky vendim është marrur sot në takimin e mbajtur nga delegacioni serb dhe ai kosovar të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Pas këtij takimi prej më shumë se tre ore, u tha se pala serbe do të vazhdojë punët në këtë drejtim me fondet e qeverisë së tyre dhe përkrahjen e ambasadës zvicerane, norvegjeze dhe britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat